SHOPPING CART
No products in the cart.
~ Hyjnesha e riimagjinuar ~
Dedikimi
Pasqyra AJO është një dedikim ndaj SAJ dhe të gjitha grave që frymëzojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën. Ajo nderon ato që i qëndrojnë besnik vetes, që sfidojnë kohën dhe mendësinë, që kërkojnë rritje dhe që përqafojnë atë që janë në të vërtetë. “AJO” feston gratë që përpiqen të përmbushin ëndrrat dhe potencialin e tyre dhe bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.
Kjo pasqyrë do të reflektojë versionin tuaj më të mirë dhe shpreh mirënjohje për gratë që ju kanë ndihmuar të bëheni JU! Kur të shikoheni në këtë pasqyrë, ndaloni një moment për të marrë frymë dhe për të vlerësuar të gjitha gratë në jetën tuaj—qoftë nëna, motra, halla, tezja apo një shoqe e juaja. Jini mirënjohëse për to.
Numri im është 6! Kam gjashtë arsye të forta për të festuar jetën, për të qenë falënderuese dhe mirënjohëse! Kjo pasqyrë është një dedikim i veçantë për nënën time dhe pesë motrat! Një mesazh i veçantë për Liridonën—faleminderit që ma rikujtove sa e çmuar është jeta dhe sa me fat jam që kam mësuar kaq shumë nga ti!
A e ke menduar ndonjëherë se cili është numri yt me fat?
Frymëzimi
Me krijimin e kësaj pasqyreje, une jam inspiruar nga Hyjnesha në Fron, një simbol i qytetit tonë Prishtinës, i cili mishëron forcën dhe bukurinë femërore, duke reflektuar shpirtin e qytetit dhe qëndrueshmërinë e tij.
Hyjnesha në Fron është një figurë e vogël terrakote e gjetur në afërsi të Prishtinës, Kosovë, në vitin 1956. Ajo daton në vitet 5700-4500 para Krishtit dhe është pjesë e kulturës neolitike. Kjo statujë përfaqëson një hyjni femër, që simbolizon idhullin e madh të nënës dhe ruhet në Muzeun e Prishtinës. Është një nga artefaktet më të çmuara arkeologjike të Kosovës.
Fotot janë bërë në qytetin antik të Ulpianës, një lokacion arkeologjik afër Prishtinës. Ulpiana është vendbanim romak-parabizantin, një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës. Ndërsa Kosova është një komb relativisht i ri, territori i saj ka një histori të pasur. Ulpiana dikur ishte qendër administrative, ekonomike dhe kulturore gjatë kohës romake.
Kam bërë fotografi të kësaj pasqyreje të frymëzuar nga një figurinë neolitikei, në qytetin antik romako-ilir, të dyja të lidhura me Prishtinën tonë të dashur. Nëpërmjet kësaj, kam dashur theksoj rëndësinë dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të tokës sonë, duke vënë në pah se sa i lashtë është qytetërimi i vendit tonë.