AJO BOLD është vazhdimësi e rrëfimit të pasqyres AJO – jo si zëvendësim, por një shprehje e re e të njëjtës ide.
E frymëzuar nga Hyjnesha në Fron, simboli i kryeqytetit tonë, Prishtinës, pasqyra AJO u krijua si një kremtim ndaj SAJ: i forcës, identitetit, bukurisë dhe qëndrueshmërisë femërore. Me AJO BOLD, ky rrëfim vazhdon të zhvillohet.
Edicioni i ri eksploron siluetën e njohur të AJO-s përmes një pranie më të guximshme dhe proporcioneve të reja.